“Do ketë zhvillime”, Berisha tregon bisedën me Agron Shehajn para largimit të tij: Unë i kam folur

Ish-kryeministri Sali Berisha u pyet nga selia e Kuvendit edhe për vendimin e deputetit Agron Shehaj për t’u larguar nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike, duke theksuar se e respekton vendimin e tij.

“Deputeti Agron Shehu është një deputet si çdo deputet tjetër ka gjykimin e tij dhe në këtë aspekt respektoj mendimin e çdo deputeti. Unë kam folur, i kam thënë që respektoj vendimin e tij. I kam thënë në mënyrë më miqësore që ke kontribute të pamohueshme dhe kontributet tua më shumë se këtu nuk marrin peshë kund tjetër. Njeriu që nuk frikëson tjerët, nuk frikësohet vetë. Do ketë zhvillime”, tha Berisha.

Në studion e emisionit Opinion mbrëmjen e së hënës, Shehaj u shpreh se humbja në zgjedhjet lokale tregoi se nuk ishin zgjedhje demokratike, duke akuzuar mazhorancën në këtë aspekt, por nga ana tjetër theksoi se opozita nuk po ngjall besim te elektorati.

“Dolëm nga zgjedhjet lokale me një rezultat që ishte zhgënjyes. Mazhoranca praktiksht kishte fituar 90% të bashkive. Humbën disa nga bashkitë më të rëndësishme. Ishte e qartë që ky rezultat tregon sa demokratik është ky vend. Kështu që të gjitha çështjet që ka ngritur opozita dhe drejtuesit e opozitës janë të drejta. Nga ana tjetër, është e qartë që ka një mungesë shprese dhe besimi do thoja nga ana e votuesve tanë. Unë arsyet e di. Ajo që unë propozoj është që ne të japim zgjidhje,” u shpreh Shehaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com