I riu ndërron jetë para familjarëve në banesë, dyshimet e para

Një i ri nga Shkodra raportohet se ka ndërruar jetë gjatë mesnatës në banesën e tij.

Dyshohet se shkak është bërë një arrest kardiak.

“Rreth mesnatës, ka humbur jetën, në banesë, në prani të familjarëve të tij, shtetasi M. G., 31 vjeç, banues në lagjen “Partizani”. Nga hetimet e deritanishme dyshohet se 31-vjeçari e ka humbur jetën për shkak të arrestit kardiak”, njofton policia.

Grupi hetimor vijon punën për të dokumentuar ligjërisht shkakun e vdekjes së këtij shtetasi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com