I kërkuar ndërkombëtarisht për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet 48-vjeçari në Berat

Bashkëpunim i vazhdueshëm me partnerët, për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar. I kërkuar nga autoritetet e Italisë, për kanosje dhe për shfrytëzim për prostitucion, kapet në Berat dhe vihet në pranga, me qëllim ekstradimin në Itali, 48-vjeçari Andrea Ajasllari.

NJOFTIMI I POLICISË

Në vijim të punës hetimore dhe operacionale, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat kanë siguruar informacion nga inteligjenca policore, për vendndodhjen e një shtetasi të kërkuar për llogari të Italisë.

Në bazë të këtyre informacioneve, si dhe në vijim të bashkëpunimit intensiv për shkëmbimin e tyre, ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, u bënë të mundur lokalizimi dhe kapja e shtetasit A. A., 48-vjeç, banues në Skrapar.

48-vjeçari ishte i kërkuar ndërkombëtarisht, pasi Gjykata e Komos, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kanosja” dhe “Shfrytëzimi për prostitucion”, të parashikuara nga Kodi Penal i Italisë.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com