I hoqën kartën e mikrofonit deputetit të Bashës, PS kërkon masë disiplinore për Hotin e Vokshin

Partia Socialiste kërkon masë disiplinore ndaj deputeteve Albana Vokshi dhe Elda Hoti, pas incidentit të ndodhur dje në seancen plenare.

Sekretariati i Etikes pritet të mblidhet sot për marrjen e vendimit.

Incidenti dje në Kuvend nisi kur Arbi Agalliu, pjesë e deputetëve mbështetës të kryetarit të PD-së, Lulzim Basha kërkoi që të ishte i pranishëm në seancë kryeministri Rama për të zhvilluar interpelancën sipas rendit të ditës.

Por kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla deklaroi se Rama ia kishte deleguar ministres Spiropali përgjigjen për interpelancën, çka nuk u pranua nga Agalliu.

Teksa Agalliu po fliste nga vendi, Elda Hoti ka shkuar dhe i ka tërhequr kartën dhe mikrofonin deputetit të Bashës, duke bërë që zëri i tij të mos dëgjohet në sallë.

 

/f.s

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *