I ftuar në podkastin me Afronën/ A ka përsëri diçka mes ish-çiftit?

Blero Muharremi ka qenë së fundmi i ftuar përballë Afrona Dikës, në podkastin e saj, “Talk with Afrona”.

Ish-çifti u përball përsëri me njëri-tjetrin pas dy vitesh, teksa zhvilluan një intervistë të shoqëruar me lot, e cila ende nuk është publikuar e plotë.

Mirëpo teksa kudo në rrjet u përfol se diçka kishte lindur përsëri mes tyre, Blero është “detyruar” të bëjë një sqarim për publikun.

Nëpërmjet një postimi në llogarinë personale të Instagram-it, ai shkruan:

“Më duhet të qartësoj diçka.  Është keqkuptuar totalisht podcasti im me Afronën. Podcasti ka qenë me një qëllim të mirë për të dhënë një mesazh të mirë se duhet të komunikojmë gjithmonë hapur dhe pse dikur keni qenë çift dhe me ndryshu raportin në diçka të shëndetshme dhe njerëzore. Por nuk do isha i drejtë nëse do thoja se nuk ka pasur edhe një qëllim tjetër pas kësaj. E kam kuptuar se mundet edhe dikush tjetër të preket prej kësaj por nuk më ka interesuar sepse edhe ajo nuk është ndarë në mënyrën e duhur. Tani vijmë te thelbi për të cilin është shkruar ky status, që të ndalohen aludimet. Ndjenjat e mia i përkasin plotësisht personit të fundit me të cilën kam qenë në lidhje, që do të thotë “bebes”. Statusi im është single që ta qartësojmë dhe këtë çështje”- shkruan ai. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *