I bllokuan karrigen Nikollës, përjashtohen për 10 ditë nga Parlamenti 8 deputetët demokratë

8 deputetë të opozitës janë përjashtuar nga seanca plenare për plot 10 ditë. Ky vendim është marrë pas kërkesës që grupi parlamentar i PS-së (kryesuar nga Bledi Çuçi) i drejtoi kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla.

Bëhet fjalë për deputetët: Elda Hoti, Albana Vokshi, Bledion Nallbati dhe Zheni Gjergji të cilët bllokuan karrigen e Nikollës ditën e djeshme si dhe deputetët Lefter Gështenja, Asllan Dogjani, Luan Baçi dhe Gazment Bardhi të cilët në koordinim me njëri-tjetrin e penguan kryetaren e Kuvendit të shkojë të ulet në vendin e saj.

Madje, kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi hoqi kartën nga pajisja elektronike e Nikollës.

Kjo situatë u krijua të Mërkurën, pasi u refuzua kërkesa e opozitës për të bërë 15 minuta pushim, pasi siç tha Bardhi nga foltorja, nevojitej një mbledhje urgjente për të diskutuar emrat që do zgjidhen për në Komisionin e Reformës Zgjedhore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com