Tre deputetë të Rithemelimit, Saimir Korreshi, Elda Hoti dhe Lindita Metaliaj janë përjashtuar me 10 ditë nga Kuvendi i Shqipërisë, pasi hodhën tymuese dhe krijuan kaos në seancën plenare të ditës së djeshme.
Kanë qenë deputetët emazhorancës që ia ka drejtuar kërkesën Kuvendit për përjashtimin e deputetëve.
“Seanca e përsëritur në çdo fillim seance plenare nga deputetë të opozitës duke penguar zhvillimin e rregull të saj është e pa tolerueshme. Kaosi i krijuar nga deputetë të caktuar të opozitës në seancën plenare të datës 09.11.2023 duke larguar nga vendet karriget dhe duke vendosur ato si barrikadë përpara foltores dhe duke e bllokuar atë është në kundërshtim me rregulloren e Kuvendit të Shqipërisë”, thuhet midis të tjerash në kërkesë.