Haradinaj takon Ramën: I kërkova të ndihmojë Kosovën në sfidat e saj

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me Ramush Haradinajn.

Ish-kryeministri i Kosovës njoftoi përmes një postimi në Facebook se gjatë takimit me Ramën ka diskutuar për zhvillimet që po kalojnë Shqipëria dhe Kosova.

“Sot në Tiranë, një takim vëllazëror me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Diskutuam për zhvillimet që po kalon Kosova, Shqipëria dhe rajoni dhe për proceset që na presin, veçanërisht për sfidat e Kosovës në çështjet që kanë të bëjnë me dialogun, sigurinë dhe perspektivën e integrimeve euro-atlantike. I kërkova kryeministrit shqiptar që në të gjitha nivelet e bisedave me faktorin ndërkombëtar e kombëtar të ndihmojë në tejkalimin e sfidave që i ka Kosova dhe të përshpejtojë integrimin e saj. E falënderova përzemërsisht për kujdesin e tij dhe të Shqipërisë në këtë periudhë jo të lehtë që po kalon Kosova”, shkruan Haradinaj në rrjetet sociale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com