Grushti në parlament, PS dhe Rithemelimi bëjnë 2 kallëzime penale! SPAK nis hetimet, sekuestrohen pamjet filmike

Dhuna dhe kaosi i parlamentit përfundon në SPAK. Si PS ashtu dhe Grupi i Rithemelimit kanë hartuar kallëzime penale. PS padit deputetin Bledion Nallbati për goditje për shkak të detyrës ndaj Vullnet Sinës. Nga ana tjetër Rithemelimi me një kallëzim penal të firmosur nga Gazment Bardhi padisin Vullnet Sinën se goditi për shkak të detyrës deputetin e tyre.

Bëhet fjalë për problemet në seancën parlamentare të 30 tetorit 2023. Gjatë skenarit për dhunë e kaos të Rithemelimit për të mos lejuar zhvillimin normal të seancës pa plotësuar kërkesat e tyre Bledion Nallbati iu afrua deputeti socialist Vullnet Sina që po fliste nga karrigia e tij.

Në një moment mes tyre pati konflikt fizik që degjeneroi dhe në përplasje fizike deri në përdorimin e grushtit nga ana e Nallbatit drejt Sinës.

Kallëzimi penal i PS-së për në SPAK ndaj deputetit mbështetës të Sali Berishës mban datën 31 tetor ndërsa nga postimi në facebook të kreut të grupit Parlamentar Bledi Çuçi mësohet se ai e ka firmosur sot për në Prokurorinë e Posaçme.

Mësohet se SPAK ka kërkuar sekuestrimin e pamjeve filmike pas kallëzimeve të bëra. Prokuror i çështjes do të jetë Elvin Gokaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com