Greqia: Do të ndërtojmë “Kupolën e Hekurt” si Izraeli

Greqia do të zhvillojë një sistem të mbrojtjes ajrore të ngjashëm me Kupolën e Hekurt të Izraelit, me qëllim që të mbrojë vendin nga kërcënimet ajrore. Lajmin e bëri të ditur ministri i Mbrojtjes, Nikos Dendias.

Duke diskutuar përdorimin e fundit nga Izraeli të sistemit të mbrojtjes raketore Iron Dome për të bllokuar sulmin masiv me dron dhe raketa të Iranit në territorin izraelit, Dendias tha:

“Vendi duhet të mbrohet… Duke shqyrtuar konfliktin në Ukrainë, ne kemi arritur në përfundimin se është e domosdoshme të ndërtohet një kupolë kundërajrore dhe kundër dronëve.”

“Nuk e kemi parashikuar aq herët. Sistemi i inovacionit, duke përjashtuar bizneset e vogla, nuk arriti të vlerësojë siç duhet situatën, kështu që ne duhet të kompensojmë kohën e humbur”, tha ai, duke pranuar se Turqia tashmë ka bërë përparim në këtë drejtim.

Dendias tha se në buxhetin e vitit 2030 është parashikuar financimi i një infrastrukture të tillë.

“Kupola e Hekurt” është shtresa e poshtme e mbrojtjes raketore të Izraelit. I zhvilluar nga Izraeli me mbështetjen e SHBA-së, sistemi është i specializuar në rrëzimin e raketave me rreze të shkurtër veprimi. Izraeli thotë se ka një shkallë suksesi mbi 90 për qind.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *