Grabitet çifti italian në Vlorë, autorët i ndoqën! Sapo parkuan në Lungomare u thyen xhamin e makinës dhe morën sende me vlerë rreth 2500 euro

Një çift turistësh italianë kanë rënë pre e grabitjes në qytetin e Vlorës.

Ngjarja ka nodhur në Lungomaren e qytetit, që është një prej zonave më të frekuentuara në prag të sezonit turistik.

Siç raportohet, italianët kanë parkuar makinën e tyre në Lungomare, dhe kanë shkuar për të drekuar në një restorant aty pranë.

Kur kanë shkuar pranë makinës ata kanë vënë re se grabitësit kishin thyer xhamin e derës së pasagjerit duke marrë një shumë parash nga çanta që ndodhej brenda (rreth 2500 euro) si dhe sende të tjera me vlerë.

Forcat e policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin e autorëve./m.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *