Gogu: PS me projekt real për integrimin, ka edhe detyra të papërfunduara

Deputeti i PS-së, Toni Gogu, në emisionin “Ngjarja kryesore” në RTSH, të drejtuar nga Sonila Agostini, deklaroi se PS është me projekt real për integrimin, ndonëse ka ende disa detyra të papërfunduara, por, sipas tij,  “Shqipëria është e denjë tashmë për tu ulur në tryezën e BE-së”  

“PS nuk po e përdor integrimin si kartë elektorale. Integrimi është një realitet. As diplomatja e lartë e BE-së, Kallas, që vizitoi të martën Tiranën, nuk erdhi për të bërë politikë, por erdhi për të dhënë mesazhe në një kontekst më të gjerë, të një rizgjimi të Evropës. Kemi çelur negociatat për grup-kapitujt. Datat 2027- 2030, nuk janë vënë nga PS, por nga vetë BE. Kemi një sërë investimesh të BE-së, që lidhen me projektin ekonomik të vetë të BE-së, për zgjerimin. Negociatat janë një hop cilësor i Shqipërisë, pavarësisht i vështirësive. Hopi cilësor është i prekshëm. Përparimi i Shqipërisë është i prekshëm për të gjithë zyrtarët e lartë të BE-së. Nuk ka lidhje me fushatën. PS vjen në fushatë me projektin për finalizimin e integrimit, kundërshtarët tanë po promovojnë të shkuarën. Ka edhe detyra të papërfunduara, nuk them se Shqipëria është një parajsë, por ajo është e denjë për tu ulur në tryezën e BE-së. Nevojitet që opozita të vij në mënyrë konstruktive në dialog.”, tha Gogu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com