“Faleminderit 24 mijë qytetarëve që na besuan”, reagon Arlind Qori: Mandatin e Lëvizjes Bashkë ‘nuk e luan as topi’

Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale për fitoren e mandatit në Tiranë. Qori ka thënë përmes postimit të tij se i detyrohet 24 mijë qytetarëve që i kanë besuar.

Nga një foto nga Parku Olimpik, ku po numërohen votat e diasporës, Arlind Qori thotë se përkushtimi dhe solidariteti do ta çojnë përpara ‘Lëvizjen Bashkë.

Postimi i Qorit:
Që prej të hënës u kuptua që mandatin e Lëvizjes BASHKË nuk e luante as topi. Gjithsesi, ditë pas dite, orë pas ore e minutë pas minute, aktivistët e Lëvizjes BASHKË kanë ndenjur syçelët për të mbrojtur çdo votë. E kemi detyrim ndaj mbi 24,000 qytetarëve që na kanë besuar.

Qori sipas njoftimit të përditësuar të KQZ ka marrë në total në rang kombëtar 20274 vota. Kreu i Lëvizja Bashkë ka siguruar 1 mandat në parlamentin e ardhshëm vetëm në qarkun e Tiranës, ku ka marrë 11715 vota. Nga Lëvizja Bashkë do të hyj në parlamentin e ardhshëm, Redi Muçi i cili renditej i pari në listën e sigurt, ndërsa Qori mbante vendin e dytë në Qarkun e Tiranës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *