Ish-kryeministri Sali Berisha, pas kaosit të radhës në Kuvend, është ndalur sot para gazetarëve ku ka lëshuar akuza ndaj biznesmenit të njohur, Gjergj Luca.
Berisha tha se Gjergj Luca një nga personat më të ndjekur nga autoritetet ndërkombëtare, duke aluduar se ushtron aktivitete të paligjshme, duke akuzuar njëkohësisht se ka mbështetjen e kryeministrit Rama dhe të qeverisë. Edhe për Lucën e tij i cili ka qenë një nga personat më të ndjekur nga autoritete shqiptare dhe partnerët ndërkombëtar’, – tha Berisha sot pranë godinës së Kuvendit.
Nuk ka vonuar shumë dhe biznesmeni Gjergj Luca i ka kthyer reston pasdite, por me nota humori natyrisht se tashmë Saliun nuk e merr seriozisht asnjë njeri.
‘Thirrje publike Lolitës time, ka ardhur aty ku nuk mban më. Ose folini foltores të mos shpifë më ose unë do përjashtoj veten nga organizata bazë (e partisë). Lolita ti je zëri ynë, një për të gjithë e të gjithë për një!’- shprehet Luca.