Giorgia Meloni sulmon opozitën italiane dhe Rai 3: Solidarizohem me Edi Ramën, u godit se ndihmoi Italinë !

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni, ka dërguar solidaritet publik ndaj homologut të saj Edi Rama, pas emisionit Report të Rai 3.

Duke folur në një miting elektoral në Pescara, Meloni deklaroi se kanë linçuar Edi Ramën sepse ka ndihmuar Italianë.

Siç bën të ditur la Repubblica, Giorgia Meloni ka akuzuar Report.

“Më ndihmoni t’i dërgoj Edi Ramës solidarietetin tonë pas linçimit që i kanë bërë vetëm sepse ka tentuar të ndihmojë kombin tonë”, ka deklaruar krryeministrja Italiane. “E keni parasysh shërbimin publik të RAI që opozita e quan Telemeloni, ka bërë një shërbim mbi Shqipërinë që e ka pikturuar si një narkoshtet. Një turp i vërtetë”, tha ajo.

Dhe gjatë reagimit të saj nuk mungoi as kritika ndaj emisionit  “Aq më tepër që e prezantuat si Telemoni, apo jo, Telemeloni? tha Meloni me ironi duke hedhur poshtë akuzën opozitës por dhe të vetë gazetarëve të Rait se ka ndërhyrë në punën e tyre gazetareske.

Realizuan një emision për Shqipërinë në të cilin e portretizuan “si një narko-shtet” vijoi më tej. 

Shqipërinë që e ka pikturuar si një narkoshtet. Një turp i vërtetë”, tha ajo.

Duke iu drejtuar kundërshtares politike, sekretares së Partisë Demokratike të qendrës së majtë të opozitës italiane, Elly Schlein tha:

Na thonë, në Itali e në Evropë, ku duan të jenë: Të na thonë nëse duan të jenë me ne në anën e ligjshmërisë dhe në anën e atyre që luftojnë skllavëruesit, apo nëse duan të jenë në krah të emigracionit masiv të paligjshëm që pasuron rrjetet kriminale. Ia kërkoj këtë në veçanti sekretares së Partisë Demokratike, Elly Schlein, duhet të jetë e qartë për këtë” nënvizoi më tej Meloni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com