Gazment Bardhi me “pushime”, pas ‘takimit’ në SPAK shtyn edhe diskutimin për rezolutën e PS

Konferenca e Kryetarëve ka vendosur të shtyjë diskutimin në lidhje me projekt rezolutën e Partisë Socialiste për reformën në administratë dhe antikorrupsionin.

Shkak është bërë mungesa e kreut të grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi.

Burime bëjnë me dije se do të kërkohet një diskutim më i gjerë në një mbledhje tjetër.

Ndërkohë, në Konferencën e Kryetarëve u vendos që më datë 23 maj, në orën 14:30, të mbahet një seancë e posaçme plenare për fjalën e presidents së Sllovenisë që pritet të vizitojë Shqipërinë.

Kujtojmë se gjithashtu marrja në pyetje e Gazment Bardhit u shty pasi ky i fundit njoftoi se do të udhëtonte jashtë dhe nuk do të ishte i pranishëm në vend për 10 ditë.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *