Fundjava me shi dhe stuhi, sinoptikania: Ulen temperaturat, në disa zona fillojnë reshjet e borës

Vjeshta po fillon të bëhet e “vërtetë”, duke sjellë mot të ftohtë me reshje shiu dhe dëbore. Paqëndrueshmëria atmosferike që ka përfshirë tashmë prej një jave vendin tonë do të vijojë të jetë prezente edhe gjatë kësaj fundjavës.

Sipas sinoptikanes së Shërbimit Meterologjik Ushtarak, Besa Sherollari, përveç reshjeve të shiut, në zonat me lartësi mbi 1200 metër, do të ketë reshje shiu.

“Kjo situatë do të mbetet prezente deri në orët e mesditës së ditës së shtunë e gradualisht do të humbasin intensitet për të rifituar intensitet deri të lartë në orët e pasdites së ditës së diele deri orët e mëngjesit të ditës së hënë. Me pas pritet ndërprerje e reshjeve. Në lartësinë mbi 1200 metra reshjet pritet të jenë në formën e dëborës me intensitet të ulët.

Era do të jetë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri në 7 m/sek, por hera-herës fiton shpejtësi deri në 17m/sek. Vallëzimi në dete i forcës 4 -5 ballë. Temperaturat pritet të pësojnë rënie në vlerat maksimale, ku termometri nuk pritet t’i kalojë 19 gardë në zonat e ulëta dhe bregdet”, shprehet sinoptikania.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com