Françeska-Romeos: S’të bëri përshtypje që Heidi nuk iu afrua prindërve?

Françeska dhe Romeo janë përfshirë në një debat me njëri-tjetrin, teksa Françeska i ka rikujtuar Romeos momentin e bukur kur prindërit e tij e surprizuan atë në ambientet e shtëpisë së ‘BBV3’.

Por qëllimi i Françeskës nuk ishte rikujtesa e momentit të bukur, por qëndrimi që Heidi i mbajti prindërve të Romeos.

Pjesë nga debati:

Françeska: S’të bëri ty përshtypje që kur erdhi mami dhe babi jot ajo vajzë rrinte aty si e ftohtë dhe nuk i interesonte fare.

Romeo: Jo, është mentaliteti dhe është ok!

Françeska: Mos më trego ti mua mentalitetin se unë jam rritur në Angli lale, o ka njerëz anglez që janë të ftohtë, italianët s’janë të tillë. Edhe ti po më tregon mua? Erdhën prindërit e tu në shtëpi dhe asaj s’i bëri as ftohtë as ngrohtë. Ajo as nuk e dinte se kush ishin.

Romeo: Ka qenë në siklet.

Françeska: Më tregon ti mua sikletin.

Romeo: O zemra të mos i futemi këtyre temave të lutem.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *