FOTOT/ Përurohet në Gjakovë busti i Gjergj Kastriotit-Skënderbeu, Haradinaj: Nga sot do t’i bëjë ‘roje’ Gjakovës heroike

Ditën e sotme në qytetin e Gjakovës është përuruar busti i heroit kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut.

Në këtë ceremoni mori pjesë edhe Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

“Simboli i unitetit shqiptar dhe lidhjes sonë të përhershme me Perëndimin, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, Gjenerali që është frymëzim për secilin shqiptar e trashëgimia e së cilit frymëzoi përpjekjet tona për liri përgjatë shekujve nga sot do i bëjë roje Gjakovës heroike” shkruan Haradinaj.

Ndërsa më tej, ai ka falenderuar kryetarin e Gjakovës, Ardian Gjinin dhe donatorin Gjergj Prenkoçaj për veprën patriotike, të cilën e quajti të domosdoshme./m.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *