FOTO+EMRI/ Vetëvritet biznesmeni i njohur nga Kosova

Biznesmeni i njohur Lulzim Kryeziu dyshohet se ka kryer vetëvrasje, në fshatin Mleqan të Malishevës.

Siç raportojnë autoritetet policore në Kosovë vetëvrasja ka ndodhur në një objekt biznesi familjar.

“Sot rreth orës 15:20 kemi pranuar informatë se në fshatin Mleqan-Malishevë, viktima mashkull i moshës madhore është gjetur i varur në një objekt biznesi familjar”, tha Sheremet Elezaj, zëdhënës i policisë.

Lajmi është konfirmuar nga Aleanca Kosovare e Bizneseve, të cilët kanë shprehur ngushëllimet për ngjarjen tronditëse.

Në një postim në rrjetet sociale, AKB ka shprehur ngushëllimet për ngjarjen e rëndë.

“Do të kujtojmë gjatë miku im Lulzim Latif Kryeziu. Pse na ike kaq herët! Prehu në paq .

AKB-ja do të mburret gjithmonë me ty dhe punën tuaj në ekonomin e Kosovës si @shellShell brend ndërkombëtar”, shkruan AKB në Facebook.

Më herët gjatë këtij viti, Kryeziu ishte dënuar me 4 muaj burg dhe një gjobë prej 1 mijë euro për “dhunë në familje”.

Ai ishte denoncuar në atë kohë në polici nga bashkëshortja dhe djali i tij, të cilët ishin shprehur se ndiheshin të rrezikuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com