Olta Gixhari ka bërë me “dhimbje koke” këngëtaren Miriam Cami, pasi, mes fotove që publikoi para spektaklit “Dancing With The Stars” kishte përzgjedhur një me këngëtarin, Alban Skënderaj.
“Po na ndiqni yje” shkroi ajo krahas fotove teksa shfaqej sensuale dhe paksa provokuese.
Aktorja, pjesë e jurisë, duket se ka krijuar më tepër miqësi me këngëtarin e mirënjohur përderisa kishte përzgjedhur vetëm atë në setin e fotove që bëri sot publik në rrjetet sociale.