Aksident tragjik në Bulqizë, humb jetën 25-vjeçari, dy të plagosur rëndë

Një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e dy të tjerëve ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Bulqizës.

Mësohet se nga përplasja mes dy mjeteve ka humbur jetën 25-vjeçari E.Nika.

Ndërsa dy persona të tjerë kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në spitalin e Bulqizës.
Të plagosurit janë në gjendje të rëndë por nën kujdesin e mjekëve.

Shkaqet e aksidentit nuk dihen ende, teksa pritet ekspertiza nga grupi hetimor i policisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com