Partia e Lirisë po zhvillon mbledhjen e Komitetit Drejtues, ndërse me interes është parë takimi i Ilir Metës me Monika Kryemadhi si dhe Elona Gurin, kjo e fundit e njohur si numri tre i partisë.
Kryemadhi dhe Guri, janë shfaqur së bashku sot, në mbledhjen e partisë, teksa nuk kanë nguruar as të bëjnë ‘selfie’, të përzemërta së bashku, si për t’i bërë karshillëk Metës, pas përplasjeve dhe akuzave të këtij të fundit për tradhti në parti./m.j