FOTO/ Nga marrëdhënia me të bijën, tek denoncimet për dhunë, ish-partneri i Ledjonës tregon si qëndron e vërteta

Marrëdhnëie e Ledjonës me ish-partneri ne saj Jurgen Xoxa është kthyer në temë diskutimi, pas hyrjes së saj në “Big Brother VIP”.

Gjithçka nisi pasi Ledjona tha brenda shtëpisë se edhe pse të ndarë, ata gëzonin një marrëdhënie shumë të mirë, si prindër të një vajze. Megjithatë, vetë Xoxa, i doli kundër teksa pretendoi se Ledjona unk e lejonte të takopnte të bijën.

Sot ai ka folur në “Shqipëria LIVE”, ku ka sqaruar të gjithë situatën. Ai tha se vajza nuk pranon që ta takojë, por shtoi se në fakt, ajo viziton prindërit e tij.

“Vajza nuk më takon në momentin që unë krijova një lidhje të re. Kam dy vite që nuk e kam takuar. Ajo shkon tek prindërit e mi, por nuk do të më takojë mua. Më parë kam pasur marrëdhënie shumë të mira, vajzën e mbaja unë kur Ledjona ishte në punë. Kishim marrëdhënie shuëm të mira dhe me Ledjonën para se unë të lidhesha me dikë tjetër. Nuk e di nëse e ka fajin Ledjona për këtë gjë.

Unë e kam pyetur Ledjonën pse nuk më afrohet vajza, por ajo nuk më ka kthyer asnjë përgjigje. Prindërit e mi nuk duan që t’ia prishin se se kanë mbesë, nuk duan që ajo të mërzitet.

Kur unë bëra komentin, më shkruajti dhe më tha që më thoshin gjëra në shkollë. Ia shpjegova se isha shumë i revoltuar. Jam munduar ta afroj vajzën, doja që t’i organizoja festë për ditëlindje por ajo nuk erdhi.  Ndarja ime me Ledjonën ka qenë me mirëkuptim sepse ashtu erdhën ngjarjet. Nuk kishte lidhje me asgjë, as dhunë, as ofendime. Atë koment e bëra në gjendje të rënduar, isha i revoltuar. I kam kërkuar falje vajzës për atë që bëra.

Atë ditë që ka ndodhur kjo situatë, mua më kanë goditur. Nuk e kam dhunuar unë vjehrrin tim. Më kanë ardhur mesazhe kërcënuese në telefon dhe nuk ndjek më asgjë. Ledjonën nuk e kam dhunaur asnjëherë, do kishte bërë denoncim po ta kisha bërë.”– tha ai./m.j

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *