FOTO/ Lojtarët e Kombëtares bëhen ‘diplomatë’, Rama iu dorëzon pasaportat: I pari, kapiteni që ishte mos-besues ndaj m

Kryeministri i vendit, Edi Rama i dorëzuar pasaporta diplomatike futbollistëve të kombëtares dhe stafit drejtues të ekipit, me rastin e kualifikimit historik në finalet e Europianit 2023. Ashtu si në suksesin e kualifikimit të parë në Francë 2016, kreu i qeverisë për të shpërblyer lojtarët mbi arritjen historike, ka vepruar njësoj, por me një ndryshim.

Gjatë fjalës së tij në aktivitetin “Mbrëmja e yjeve të futbollit”, kryeministri Rama është shprehur se do të përfitojnë edhe disa lojtarë, të cilët e marrin për herë të parë këtë dokument.

“Kur skuadra jonë kombëtare u kualifikua në Evropianin e 8 viteve më parë, ne ju dhamë të gjithë sportistëve dhe trajnerëve pasaportë diplomatike, mirëpo nuk u kualifikuan pas 4 vjetësh dhe pasaportës diplomatike ju dogj afati”, tha Rama. – “Tani është koha për ta vënë pasaportën diplomatike në afat dhe nga kjo, sigurisht do të përfitojnë edhe shumë ndër lojtarët që e kanë për herë të parë pasaportën diplomatike si ambasadorë të shtetit shqiptar, ambasadorë të denjë, për të cilët jemi shumë krenarë”.

Rama ftoi Elseid Hysajn kapitenin e parë dhe jo Berat Djimsistin, kapitenin e dytë, për një arsye sepse shkodrani ishte shprehur mosbesues.

 “Thirra kapitenin sepse ishte mosbesues deri në fund se do të merrte pasaportën sot se kujton se jam si të tjerët që them fjalën dhe nuk e mbaj. Tani do ta mësojë dhe ai. Kjo është pasaporta. Këtu ke pasaportat e të gjithë skuadrës. T’i marrë presidenti se t’i mund t’i humbasësh nga gëzimi se more tënden”, u shpreh kreu i qeverisë teksa ndau edhe pasaportat diplomatike.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com