FOTO/ Ky është shënjestra e atentatit në Shkodër

Mbrëmja e së enjtes riktheu panikun në Shkodër, pasi një personi iu bë atentat me armë zjarri. Personi që është shihni në foto është Selman Brahimi, i cili ishte shënjestra e atentatit të sotëm në Shkodër.

Selman Brahimi u qëllua ndërsa ndodhej brenda makinës së tij tip “Citroen” në lagjen “10 Korriku” në Shkodër.

Ai u qëllua me armë zjarri nga persona të paidentifikuar, ndërkohë  që ende nuk dihet identiteti i autorëve.

Brahimi u dërgua me urgjencë në spital ku tashmë është jashtë rrezikut për jetën.

Drejtori i Policisë së Shkodrës, Edmond Sulaj  tha se po punohet për zbardhjen e kësaj ngjarje dhe se po bëhet këqyrja e kamerave të sigurisë dhe po pyetën dëshmitarët dhe vetë i plagosuri.

Në orën 17:50 këtu në lagjen “Xhabiej” është qëlluar me armë zjarri shtetasi Selami Brahimi i cili është plagosur lehtë dhe është duke marrë mjekim në spitalin e Shkodrës. Është formuar grupi hetimor nën drejtimin e prokurorisë dhe po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes. Janë duke u marrë kamerat e sigurisë si dhe po pyeten dëshmitarët okular që kanë dijeni për ngjarjen. Ndërkohë do të intervistohet i dëmtuari. Sa i përket shkaqeve po punohet nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave. Jemi duke punuar intesivisht për ta zbardhur dhe sigurojmë qytetarët se policia vendore e Shkodrës ka të gjitha kapacitetet për të zbardhur ngjarje të tilla”, u shpreh drejtori Sulaj.

Njoftimi:

Rreth orës 17:55, në  lagjen “ 10 Korriku”, Shkodër, është qëlluar me armë zjarri makina  e shtetasit  S. B.,(e cila ka qënë e ndaluar).  Si pasojë është plagosur jashtë rrezikut për jetën pronari i mjetit shtetasi S. B.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor, për të kryer veprimet për sqarimin  e rrethanave të ngjarjes.

Po kqyren kamerat e po vijon kontrolli i zonës nga shërbimet e Policisë për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *