FOTO/ Futbolli turk kthehet në arenë boksi! Pas golit në ’97 masakrohet gjyqtari, pezullohen të gjitha ndeshjet

Presidenti i ekipit turk Ankaragucu, Faruk Koca goditi me grusht gjyqtarin Halil Umut Meler pas ndeshjes së Superligës së Turqisë me Caykur Rizespor.

Drejtuesit e futbollit turk i pezulluan të gjitha aktivitetet pas ngjarjes së djeshme.

Halil Umut Meler u godit nga presidenti i MKE Ankaragucu, Faruk Koca, i cili vrapoi në fushë pasi ekipi i tij pësoi golin e barazimit në minutën e 97-të në barazimin 1-1 të Super Ligës me Caykur Rizespor.

“Ndeshjet në të gjitha ligat janë shtyrë për një kohë të pacaktuar,” tha në një konferencë shtypi kreu i Federatws Turke të Futbollit, Mehmet Buyukeksi.

“Ky sulm është një turp për futbollin turk”, shtoi ai.

Meler mori edhe disa goditje nga të tjerët ndërsa mbeti i shtrirë në tokë dhe pësoi lëndime, përfshirë një frakturë të lehtë.

Incidenti shkaktoi skena kaotike ku u përfshin lojtarë dhe zyrtarë të klubit.

Edhe presidenti Koca pas ngjarjes përfundoi në spital, por “procedurat e paraburgimit do të kryhen pas trajtimit”, tha ministri i punëve të brendshme të Turqisë, Ali Yerlikaya.

Yerlikaya shtoi se të tjerë ishin arrestuar për incidentet, të cilat ai “e dënoi ashpër”.

Meler, 37 vjeç, është një nga gjyqtarët më të mirë të Turqisë dhe drejton ndeshjet ndërkombëtare për FIFA-n. Ai është gjithashtu në listën e elitës së arbitrave të UEFA-s.

Pas trajtimin spitalor kryemjeku i spitalit ku u trajtua, Dr Mehmet Yorubulut, tha: “Për momentin nuk ka asnjë kërcënim për jetën. Ai ka vetëm gjakderdhje rreth syrit të majtë dhe një frakturë të vogël. Ne do të [monitorojmë] arbitrin deri në mëngjes për shkak të traumës së kokës. Dhe do ta nxjerrim atë spitali pas ekzaminimeve të nevojshme në mëngjes.”

Edhe Presidenti i vendit, Recep Tayyip Erdogan, ka folur pas skenave tronditëse. “Dënoj sulmin ndaj gjyqtarit Halil Umut Meler pas ndeshjes MKE Ankaragucu-Çaykur Rizespor të luajtur në mbrëmje dhe i uroj atij shërim të shpejtë”, tha Erdogan. “Sporti do të thotë paqe dhe vëllazëri. Sporti është i papajtueshëm me dhunën. Nuk do të lejojmë kurrë që të ketë dhunë në sportet turke.”

Klubi vendas MKE Ankaragucu shprehu keqardhjen pas veprimeve të presidentit të tyre, duke thënë në një deklaratë: “Jemi të pikëlluar nga incidenti që ndodhi. I kërkojmë falje publikut të futbollit turk dhe gjithë komunitetit sportiv për incidentin e trishtë që ndodhi pas ndeshjes së Caykur Rizespor në stadiumin Eryaman”.

Klubi tjetër Caykur Rizespor i dërgoi një mesazh mbështetjeje Meler dhe shprehu shqetësimin e përgjithshëm, duke thënë: “Ne dënojmë fuqishëm ngjarjet e padëshiruara që ndodhën pas ndeshjes së Ankaragucu që luajtëm sot. I përcjellim urimet tona të gjithë komunitetit të arbitrave, veçanërisht gjyqtarit të ndeshjes, Halil Umut Meler, që të shërohet së shpejti”.

Galatasaray, një nga skuadrat më të mëdha të vendit, bëri thirrje për një takim urgjent lidhur me situatën e krijuar. Kurse Shoqata e Gjyqtarëve dhe Vëzhguesve të Futbollit të Turqisë u bëri thirrje të gjithë gjyqtarëve që të mos dalin në fushë, duke shtuar: “Sulmi i dhunshëm  nuk ishte vetëm kundër gjyqtarit tonë Halil Umut Meler, por edhe kundër gjithë komunitetit të arbitrave”.

Shoqata e Klubeve Profesionale të Futbollit të Superligës Turke dënoi sulmin dhe tha se klubet ishin “gati të ndërmarrin të gjitha hapat për të parandaluar incidentet e dhunshme”. /Liberale.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com