Flet i afërmi i Erdgys Arrazit: Motra e Almës gënjen, s’ka qenë me të dashurën! Atë ditë ishte në punë te dyqani i vet

I afërmi i Erdgys Arrazit, në një intervistë për emisionin ‘Pa Gjurmë’ për Report Tv, ndryshe nga dëshmia e së motrës së Alma Arrazit, thotë se 31-vjeçari nuk ka qenë me të dashurën në ditën kur ka ndodhur tragjedia, por ka qenë në punë.

‘Nuk është e vërtetë, se ka pasur lidhje. Dua ta faktoj atë ditë ka qenë në punë, ka qenë në qendër të qytetit te dyqani i vet ku punon deri mbasditen vonë. Atë ditë që pretendon motra se ka kaluar me të dashur para, bashkëshorti nuk ka qenë.

Mua më intereson me përgënjeshtru atë që thotë e motra. Erdgysi nuk ishte me të dashurën atë ditë, ishte në punë. Ne e kemi gruan e shtëpisë. Ne duam ti bëjmë adetet siç duam ti bëjmë., ajo ka qenë nusja e shtëpisë sonë. Dëshira jon është ta nxjerrim prej shtëpisë sonë.’- tha i afërmi i Erdgys Arrazit./m.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *