Fituan 100% të buxhetit, Egla Ceno bën kërkesën e veçantë

Ditën e sotme “Vëllai i Madh” ka dërguar një zarf të bardhë në shtëpinë e “BBV”. Aty thuhej se banorët kanë fituar 100% të buxhetit.

E duke qenë se tani kanë ngelur vetëm 6 banorë në “Big Brother VIP3” dhe ushqime ka mjaftueshëm në shtëpi, Egla Ceno ka bërë një kërkesë mjaft të veçantë.

Aktorja ka thënë që këtë buxhet t’a dërgojnë për bamirësi, e banorët pranuan menjëherë.

Ndërkohë teksa banorët shprehen se ça mund të marrin pasi ka ushqime plot, Julian Deda tregon idenë që kishte Egla.

Egla ka një ide. Ta dëgjojmë idenë se mbase edhe mund t’a bëjmë. Nuk është ndonjë gjë e madhe. Egla ka një ide, blejmë cigaret dhe pjesën tjetër bëjmë pazar dhe ia çojmë dikujt që ka nevojë”, tha aktori i njohur.

“Kemi gjithë të mirat, jemi super dakord”, thanë të gjithë banorët pasi dëgjuan kërkesën e Cenos.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com