FESTAT E FUNDVITIT/ Radhë të gjata në pikën kufitare Qafë Thanë, qytetarët mbi 1 orë pritjeje, fluks në Kapshticë e Ka

Radhë të gjata janë regjistruar sot në pikën kufitare të Qafë-Thanës. Mësohet se ka patur vonesa nga pala maqedonase, kjo për shkak se ka punuar me sportele dhe stafe të reduktuara, duke krijuar kështu pritje nga 1 orë deri në 1 orë e 30 min, ndërkohë pala shqiptare ka shtuar sportelet.

Ndërkohë radhë të gjata janë krijuar dhe në pikat kufitare si Kapshticë dhe Kakavijë, ku ditët e fundit vihet re një rritje e ndjeshme e numrit të shtetasve shqiptarë, të cilët kthehen në Shqipëri për të festuar me familjet e tyre festat e fundvitit.

Ndërkohë fluksi më i lartë pritet të regjistrohet në fundjavë, në Vigjilje të Krishtlindjes e më pas në ditët e fundit të vitit, ku emigrantët kthehen për të kaluar festat në gjirin e familjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *