Në dëshmitë e tyre familja e Alma Arrazit kanë deklaruar se Alma dhe Erdgysi prej kohësh kishin probleme në martesën e tyre dhe se 31-vjeçari kishte krijuar një lidhje me një 19-vjeçare.
Nga familja e Almës, motra e saj, u ka thënë hetuesve se Erdgys Arrazi ushtronte dhunë fizike e psikologjike ndaj 39-vjeçares e fëmijëve dhe vetëflijimi dyshohet se është pasojë e dhunës në familje.
Sipas dëshmive të tjera, shkaku shihet edhe tek tradhtia me një 19 vjeçare, për të cilën Alma kishte marrë dijeni. Madje pretendohet se Erdgysi e nxirrte live të dashurën e tij në celular, dhe ia tregonte vajzës 9-vjeçe./m.j