EMRI/ Sherr me thika te Komuna e Parisit, plagoset një person

Një person ka mbetur i plagosur gjatë një sherri me thika mesditëne  sotme në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë.

I plagosuri është dërguar me shpejtësi te Spitali i Traumës dhe po i nënshtrohet një operacioni.

Autori i plagosjes është larguar nga vendi i ngjarjes dhe policia po punon për kapjen e tij.

“Më datë 12.02.2024, rreth orës 11:55, në rrugën “Prokop Mima”, shtetasi F. B., 30 vjeç, dyshohet se ka plagosur me mjet prerës thikë, shtetasin Mirel Ishka, 32 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë po vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorit të dyshuar”, njofton policia.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com