Emri/ Rrëfimi tronditës i gazetares sportive: Mamaja ime tentoi tre herë të më vriste

Paola Ferrari është një emër shumë i njohur i gazetarisë sportive në Itali, pasi për shumë vite ka qenë imazhi i rrjetit televiziv “Rai” sa u përket emisioneve sportive. Ajo ka treguar pjesë të jetës së saj sportive dhe jo vetëm në një intervistë për “Corriere Della Sera”, ku zbuloi detaje që pakkush i dinte.

“Deri në moshën 7-vjeçare kisha një fëmijëri shumë bukur, pastaj nisi ferri. Mamaja ime kaloi një krizë të rëndë nervore dhe u mundua të më vriste të paktën te herë. Babai im kishte një marrëdhënie jashtëmartesore, unë shkova të jetoja të tetoja ime dhe u detyrova që të ndërprisja studimet”, tregoi ajo pjesën e trishtë të fëmijërisë së saj.

Më pas, Paola Ferrari foli për karrierën e saj në emisionet sportive, duke u ndalur te emrat më të rëndësishëm të botës së futbollit që kishte takuar në vitet e saj në studiot televizive.

“Lojtari i preferuar? Roberto Baxho. Si trajner vlerësoj Arrigo Sakin, ndërsa Lidholm ishte një xhentëlmen. Kur bëja intervistat në anë të fushës gjatë të dielave të ftohta milaneze në “San Siro”, ai me ofronte çaj të ngrohtë”, tregoi ndër të tjera gazetarja e njohur./m.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com