EMRI/ Ngacmoi seksualisht 14-vjeçaren, arrestohet shoferi i linjës së transportit të nxënësve në Këlcyrë

Shoferi i linjës së transportit të nxënësve ndalohet nga Policia e Përmetit pasi dyshohet për ngacmim seksual ndaj një nxenëseje të mitur.

Ngjarja ka ndodhur sot ku nxënësja Klarita C. 14-vjeçare nga fshati Katundisht është ankuar tek mësuesja e saj në shkollën 9 vjeçare “Kamber Bënja” në Këlcyrë.

Përditë shoferi i furgonit që transporton nxënësit nga fshati Katundisht Nikolin J. ngacmonte përmes formave të ndryshme 14-vjeçaren madje dhe fizikisht.

Kjo situatë ka qënë e përsëritshme aq sa sot minorenia u ankua tek mësuesja kujdestare pasi kjo e fundit e pa duke qarë. Menjëherë minorenia është çuar në Policinë e Përmetit ku ka dhënë dëshmi nën prezencën e psikologut.

Vetë nxënësja ka rrëfyer momentet e sikletshme dhe ngacmimet seksuale që i bënte shoferi i furgonit. Pas kësaj është ndaluar shoferi i furgonit Nikolin J. cili po mbahet në dhomat e paraburgimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër, derisa Gjykata e Faktit të shprehet brenda 48 orëve me një vendim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com