Emri/ I pagoi 120 mijë euro Nuredin Dumanit për ekzekutimin e gruas, Prokuroria kërkon 6 vite e 6 muaj burg për ish avokatin

Prokuroria ka kërkuar 6 vite e 6 muaj burg për avokatin Alban Bengasi për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal. Bengasi akuzohet se ka porositur eliminimin e ish-bashkëshortes së tij, Blerta Ruçi.

Rasti i tij u zbulua nga dëshmitë e të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani, ku thuhej se avokati kishte ofruar 120 mijë euro për të kryer ekzekutimin, por Dumani nuk i kishte pranuar duke thënë se nuk merrej me gra.

Në seancën e sotme, prokurori i çështjes e deklaroi fajtor Bengasin për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, në grupin ku bënte pjesë dhe Nuredin Dumani.

Gjithashtu Bengasi deklarohet fajtor edhe për dhunë në familje, ndaj ish-bashkëshortes së tij. Avokati mund të përfitojë nga gjykimi i shkurtuar dhe të vuajë një dënim me 4 vjet e 4 muaj burgim.

Alban Bengasi u arrestua në shtator 2023 në aeroportin e Rinasit, pasi u kthye nga Dubai ku qëndronte prej 16 muajsh në arrati./m.j

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *