Emrat/ Tre të arrestuar: Hodhën molotov gjatë protestës së Rithemelimit dhe PL-së para bashkisë së Tiranës

Tre persona u arrestuan në lidhje me protestën e zhvilluar dje nga opozita para Bashkisë së Tiranës.

Personat që kanë përfunduar në pranga janë shtetasit Kevin Vidrica, Bernard Metaliaj dhe Franci Kaloshi.

Policia e Tiranës informon se ka arrestuar tre persona për dhunën dhe hedhjen e shisheve me molotov dje në protestën para bashkisë së kryeqytetit.

Rithemelimi dhe Partia e Lirisë protestuan dje për herë të tretë para bashkisë së Tiranës duke kërkuar dorëheqjen e kryetarit të bashkisë së Tiranës.

Dhjetëra koktejl molotovë në drejtim të Bashkisë së Tiranës, zjarr që rrezikoi jetën e punonjësve të policisë, përplasje dhe dhunë ishte rezultati i protestës së kësaj të premteje i disa militantë të opozitës të udhëhequr nga Flamur Noka i Rithemelimit dhe Tedi Blushi i Partisë së Lirisë./m.j

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *