Zbulohen emrat e viktimës dhe të plagosurës në aksidentin tragjik në aksin rrugor Qerret-Mali i Robit, ku një automjet u pêrplas me një motor.
Burime konfirmojnë se makina që përplasi për vdekje drejtuesin e ciklomotorit, drejtohej nga Iris Guma, ish-partnerja e Elvis Roshit, kryebashkiakut të Kavajës. Policia konfirmoi se Iris Guma nga ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.
Personi mbi motor që humbi jetën në aksident është Fatmir Duda, 47 vjeç, i cili për fat të keq, ndërroi jetë në vendin e ngjarjes.