Elbasan/Makina përplaset me motorin, lëndohen dy persona

Një aksident me dy të lënduar ka ndodhur sot në Elbasan, në lagjen “Dyli Haxhire, ku një mjet është përplasur me një motor.

Për pasojë kanë mbetur të lënduar dy persona, të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

“Policia Rrugore e Elbasanit referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. D., 21 vjeç, banues në Elbasan, pasi mëngjesin e sotëm, në lagjen “Dyli Haxhire”, me automjetin që drejtonte ka përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin Dh. H.. Për pasojë janë dëmtuar shtetasi Dh. H. dhe pasagjeri që udhëtonte me të, në motomjet, të cilët janë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi policia e Elbasanit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *