Autoritetet drejtuese të burgjeve në provincën autonome Yamalo-Nenets njoftuan pak më herët për vdekjen e liderit të opozitës ruse Aleksei Navalny, i cili ndodhej i dënuar aty prej rreth dy vitesh.
Bëhet me dije se Navalny ishte rrëzuar në tokë teksa po ecte gjatë paradites së sotme dhe “humbi ndjenjat” duke e bërë të pamundur rikthimin e tij në jetë.
Autoritetet njoftojnë se po hetohet për shkakun e vdekjes, ndërkohë që kanë nisur edhe spekulimet nisur nga fakti se ai konsiderohej si kundërshtar i Putinit dhe më parë ishte helmuar gjatë një udhëtimi në Rusi.
Mediat Perëndimore hedhin dyshime të forta mbi shkakun e vërtetë të vdekjes së tij, edhe pse shëndeti ishte përkeqësuar ndjeshëm pas helmimit disa vite me parë.
Navalny ishte konsideruar si lider i opozitës ruse duke mbledhur mijëra njerëz në protesta kundër Putinit, por më pas u arrestua dhe burgos me akuza të rënda.
Navalny po e bëntë burgun në Siberi, sa më larg Moskës me pretendimin e autoriteteve ruse që të jetë sa më larg qendrës politike të vendit.
/f.s