Në pranga përfundoi një 27-vjeçar shqipzar, emri i të cilit nuk është bërë publik nga mediat gjermane. Sipas tyre, shqiptari po qëndronte ilegalisht në Gjermani pasi nuk kishte dokumente.
Ai u prangos pasi fqinjët e kishin parë të bënte veprime të dyshimta në zonë. Menjëherë pas denoncimit, policia gjermane e Padërbonit e ndaloi 27-vjeçarin pranë një stacioni treni, ndërsa gjatë kontrolleve të kryera në banesën shumëkatëshe, autoritetet zbuluan afro 600 bimë kanabisi të mbjella në vazo gati për korrje.
Droga ishte mbjellë në dhoma të ndryshme, të cilat ishin pajisur me ventilator, filtra ajri dhe llamba të fuqishme elektrike. Pas, rastit dyshohet se qëndrojnë grupet kriminale, ndërsa policia, sipas mediave gjermane po merr në pyetje 27-vjeçarin shqiptar me qëllim identifikimin dhe kapjen e të gjithë personave të përfshirë.