Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e së dielës në Itali, ku një 42 vjeçare vrau me gërshërë në shtëpinë e saj në Reana del Rojale në Udine një 43 vjeçar.
Sipas raportimeve, Silvia Comelli e qëlloi me armë të ftohtë 43 vjeçarin Stefano pas një debati dhe më pas i hodhi acid në fytyrë. Gruaja telefonoi policinë, dhe rrëfeu para hetuesve krimin e rëndë pa dhënë detaje.
Tashmë hetuesit po përpiqen të kuptojnë se cili ishte motivi i vrasjes dhe cilat ishin marrëdhëniet mes të dyve, teksa nuk përjashtohet dhe një lidhje romantike mes tyre.
/a.r