E rëndë në Greqi/ 30-vjeçari shqiptar përdhunon të miturën, detajet e para

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në qytetin e Evias ku një 30-vjeçar shqiptar ka përdhunuar të miturën greke 13-vjeçare.

Mediat greke shkruajnë se 30 vjeçari e kishte kontaktuar të miturën nëpërmjet rrjeteve sociale dhe e kishte bindur për të dalë në takim ku më pas ka abuzuar ndaj saj seksualisht.

Ngjarja u zbulua pasi një prej të afërmve të të miturës pa mesazhet që kjo e fundit kishte në telefon me shqiptarin dhe menjëherë kishte bërë denoncim në polici.

Policia greke është në kërkim të 30-vjeçarit, por nuk ka mundur ta lokalizojë. Sipas mediave greke autori mund të ketë ndërruar vendbanimin apo edhe të ketë ikur në Shqipëri, për të humbur gjurmët e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com