E kanë lënë vetëm – Heshtja e Metës dhe Monikës, që flet vetë

Shqipëria që prej së shtunës zien nga lajmi për Sali Berishën dhe dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi.

Vetëm në një vend ka pllakosur heshtja e plotë, si të mos ketë ndodhur gjë fare.

Është selia e ish-LSI, sot Partia e Lirisë.

Nga kjo parti nuk ka asnjë deklaratë zyrtare për rastin në fjalë, as si mbështetje ndaj Berishës, as si akuzë ndaj SPAK.

Ilir Meta, postoi dy rreshta në Facebook-n e tij, dhe që prej atëhere e ka qepur gojnë.

Po ashtu edhe gruaja e tij Monika Kryemadhi, e cila ka mbi një muaj që nuk jep asnjë deklaratë apo të shfaqet në publik.

Duket se e kanë lënë vetëm aleatin e tyre kryesor, përballë drejtësisë.

Jo se nuk duan t’i gjenden pranë, por në këtë rast, nuk e ndihmojnë dot.

Dhe po heshtin, se ndoshta kështu nuk kujtohet njeri për ta dhe harrohen dosjet e tyre.

Ose po përgatiten për ditën e qametit, kur t’ju trokasë në derë dhe nuk duan të konsumohen me mbrojtjen e Berishës.

Fundja dhe të duan, e dinë që kjo është kauzë e humbur dhe veçse dëmtohen, nëse shfaqen krah Berishës.

Ndaj dhe po heshtin. Derisa t’ju trokasin në derë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com