Në dosjen e Gjykatës së Posaçme, të cilën e disponon Top Channel, është zbardhur dhe deklarata që Alma Kaçi ka dhënë para hetuesve, pas publikimit të videoskandalit seksual me Safet Gjicin, në atë kohë kryetar i Bashkisë së Kukësit.
Në deklaratat e saj, ajo pranon se e ka takuar edhe një herë para se ta regjistronte, ku pretendon se ai ka bërë veprime të turpshme seksuale para saj, me veten be tij. Ndërkohë herën e dytë, ajo deklaron se është rasti kur e ka filmuar.
Po ashtu ajo flet edhe për takimin me Abedin Oruçin, personin që Gjykata thotë se ka qenë ai që i ka këkruar që të kryej këtë akt dhe ta filmojë, në këmbim të parave që më pas i ka dhënë.
Deklarata e Alma Kaçit: Kam arritur në Kukës më herët se ora e takimit dhe ndalova tek lokali i Oruçit. Fillimisht lashë makinën tek karburanti dhe u ula që të pija kafe.
Aty e takova dhe shtetasin Abedin Oruçi i cili qëndroi pak minuta bashkë me mua dhe aty i thashë që do shkoja te zyra e Safet Gjicit për çështjen e qenve për të cilën dhe ai kishte dijeni sepse e kisha diskutuar gjatë fushatës atë që kërkoja për qentë e rrugës…
Pasi punëtori i Abedinit furnizoi makinën me karburant me 5,000 lek të reja me dëshirën e vetë të cilat nuk më la ti paguaja.
Ndërkohë dhe shtetasi Safet Gjici më shkruajti të shkoja në 9 e 30 dhe u nisa të shkoja në zyrën e tij…
U largova nga zyrat e Bashkisë Kukës dhe në kthim ndalova tek …, përsëri makinën e lashë tek karburanti i cili ndodhet përballë … nga ana tjetër e rrugës. Kur u ndala çantën e lashë tek makina dhe mora vetëm portofolin dhe u ula tek kafja.
Abedinit i thashë vetëm që e takova kryetarin dhe do ja nis me email projektin. Gjë tjetër nuk kam diskutuar me Abedinin atë ditë.
Gjykata shprehet se në deklarimin e mësipërm ajo shpjegon se lidhur me çfarë ka ndodhur me Safetin nuk ka folur me shtetasin Abedin Oruçi. Ndërkaq, po në të njëjtin deklarim ajo pohon se kryerjen e filmimit ja ka kërkuar Abedini, por jo për arsye monetare por për arsye shoqërore dhe po ashtu ka deklaruar se ja ka treguar Abedinit i cili ja ka mbajtur pa dëshirën e saj.
Në dosje thuhet se konkretisht, shtetasja Alma Kaçi e pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për veprën penale më datë 17 Qershor 2023: A ju ka kërkuar shtetasi Abedin Oruçi të realizoni materialin filmik dhe t’ja dorëzoni atij në këmbim të ndonjë shpërblimi monetar? ka shpjeguar: Po, ma ka kërkuar në formë shoqërore meqenëse kjo sjellje e Kryetarit të Bashkisë Kukës, ishte një sjellje e përsëritur në zyrat e shtetit në bazë të fjalëve që qarkullonin.
Nuk kam marrë asnjë përfitim monetar ose shpërblim, vetëm 15,000 lekë të reja, që mi ka dhënë dhuratë për djalin.
Nuk kam patur qëllim që t’ja jap këtë material filmik shtetasit Abedin Oruçi, por ai e hapi në kompjuterin e tij dhe kur ja kërkova t’ja merrja ma mbajti me dhunë materialin filmik. Regjistrimin e kam bërë më anë të një gote që me anë të së cilës kam bërë filmimin.
Në dosje thuhet: Pra, në deklarimin e parë shtetasja Alma Kaçi pohon se është pikërisht shtetasi Abedin Oruçi ai i cili i ka kërkuar kryerjen e filmimit. Ajo ka pohuar se shtetasi Abedin Oruçi i ka dhënë shumën prej 15,000 lek në formë dhurate për fëmijën.
Nga deklarimi i mësipërm marrim një indicie të rëndësishme se shtetasi Abedin Oruçi ka kërkuar kryerjen e filmimit të shtetasit Safet Gjici dhe se ky shtetas i ka dhënë përfitime pavarësisht emrit që i vendos kjo shtetase.
Nga komunikimet e datës 06.06.2023 me shtetasin Abedin Oruçi, pas ndodhjes së aktit seksual me të pandehurin Safet Gjici (referuar orarit të komunikimit) kuptohet se e pandehura Alma Kaçi i ka dhënë kartën ku ishte fiksuar video seksuale shtetasit Abedin Oruçi dhe kërkon ta marrë atë nga ky i fundit.
Nga komunikimet rezulton se Abedin Oruçi kujdeset që t’i kujtoj se nuk i ka dhënë lek, duke imponuar tek ajo që në çdo rast të thotë këtë.
Konkretisht, Abedini shkruan: Datë 06.06.2023, ora 14:27:50 (Abedinj): Pa problem ca ke len do e marrish patjetër lek stë ka dhënë kush…pa problem ta sjellin atje.
Gjykata vlerëson se nga kjo bisedë e ndodhur midis të pandehurës Alma Kaçi dhe shtetasit Abedin Oruçi po në ditën kur ka ndodhur filmimi i aktit seksual në zyrën e Safet Gjicit, qartësisht përftohet një indicie se ky i fundit i ka dhënë shtetases Alma Kaç një shumë monetare për realizimin e aktit seksual e regjistrimin e tij. Gjykata vlerëson se nëse Abedin Oruçi nuk do i kishte dhënë lekë të pandehurës Alma Kaçi nuk do të kishte asnjë arsye t’i kujtonte kësaj të fundit se nuk i ka dhënë lekë.
Komunikimi i mësipërm vlerësohet edhe në raport me deklarimin e parë (datë 17.06.2023) të të pandehurës Alma Kaçi ku ajo ka shpjeguar se kryerjen e materialit filmik ja ka kërkuar shtetasi Abedin Oruçi.
Përveç komunikimeve të cilat kanë rezultuar me rëndësi nga këqyrja e aktit të ekspertimit, në lidhje me ndërtimin e plotë të faktit penal kanë rëndësi edhe komunikimet e evidentuara nga këqyrja e videove të gjetura në telefonin që i përket të pandehurës Alma Kaçi, ku janë regjistruar komunikimet e zhvilluara midis shtetasit Abedin Oruçi dhe të pandehurës Alma Kaçi, ku kjo e fundit i kërkon vazhdimisht kthimin e videos me natyrë seksuale.