E caktoi GJKKO për të mbrojtur Berishën, “shkarkohet” Simoni

Gjykata e Posaçme ka vendosur largimin e avokatit Artan Simoni, si avokat mbrojtës të ish-kryeministrit Sali Berisha me qëllim zëvendësimin e tij me një tjetër avokat nga lista. Gjykata do të zgjedhë përmes shortit emrin e ri.

Në njoftim gjithashtu flitet edhe për seancën e radhës e cila do të zhvillohet ditën e nesërme(26 Tetor), në orën 10 të paradites.

Me kërkesë të Prokurorisë, me qëllim garantimin e mbrojtjes efektive, Gjykata zëvendësoi avokat Artan Simoni me avokat tjetër nga lista e avokatëve kryesisht dhe i la kohë të njihet me aktet. Seanca do të zhvillohet në datën 26.10.2023 ora 10 a.m.

Njoftim i Gjykatës së Posaçme

Ky vendim erdhi pasi djali i Sali Berishës, Shkëlzen Berisha, denoncoi qëndrimin e mbajtur nga avokati Simoni, i cili dy ditë më parë, në një status në Facebook fliste për “një bishë të plagosur, që diku paska gabuar”, që sipas tij i referohet babait të tij.

Këtë postim e ka bërë edhe deputeti demokrat, Flamur Noka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com