Dy humbjet i kushtojnë shumë Shqipërisë, bie në renditjen e FIFA-s

Humbjet në miqësoren me Kilin dhe Suedinë, kanë zbehur pak entuziazmin rreth Shqipërisë pak muaj para fillimit të Euro 2024. Por njëkohësisht, kanë sjellë edhe pasoja për skuadrën e Silvinjos, e cila vazhdon të rrëshqasë në renditjen e FIFA-s.

Si pasojë e këtyre dy humbjeve, kur FIFA të përditësojë në javën e ardhshme renditjen e saj, Shqipëria do të ketë rënë përsëri me dy vende të tjera në klasifikim, nga i 64-t, në vendin e 66-të, duke vazhduar një trend aspak pozitiv. Kjo renditje sheh Shqipërinë të 30-ën mes ekipeve europiane në këtë klasifikim.

Por ajo nuk do të jetë skuadra më e “dobët” e Europianit në këtë aspekt. Ky vend i rezervohet Gjeorgjisë debutuese që aktualisht mban vendin e 75-të në renditjen e FIFA-s, të 36-in mes vendeve europiane në këtë klasifikim.

Vlen për t’u theksuar se Shqipëria do të shkojë në Euro 2024, duke ditur se ka përballë një detyrë shumë të vështirë, pasi të tre rivalët e saj në grupo janë mes 10 ekipeve më të mira në renditjen e FIFA-s. Spanja është në vendin e 8, Italia në vendin e 9 dhe Kroacia në vendin e 10 në renditjen botërore, e cila udhëhiqet nga Argjentina që ndiqet nga Franca. Belgjika dhe Anglia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com