“Dua të jetoj”, Barbra Streisand zbulon arsyen pse vendosi të largohej nga showbizi

Barbra Streisand ka njoftuar vendimin e saj për t’u larguar nga industria e argëtimit, duke përmendur dëshirën e saj për të jetuar jetën dhe për të gjetur më shumë kënaqësi.

Pavarësisht famës së madhe dhe 10 çmimeve Grammy, 81-vjeçarja ka rrëfyer në një intervistë se nuk ka mundur të argëtohet aq sa donte gjatë jetës së saj deri më tani.

Tani, ajo dëshiron të kalojë pjesën më të madhe të kohës me familjen e saj dhe veçanërisht fëmijët e saj dhe të shijojë momentet e përditshme, p.sh. të luajë me qentë.

E pyetur për librin e saj, këngëtarja theksoi se nuk do të shkruante për ish të dashurit e saj të famshëm dhe shpjegoi se nëse do të ishte në dorën e saj do t’i kishte lënë jashtë, por botuesi i saj e këshilloi se detaje të tilla do të rrisin shitjet e librit.

Me një foto nga filmi i saj fitues i Oskarit “A Funny Girl”, autobiografia e saj e shumëpritur u publikua më 7 nëntor. Këngëtarja, aktorja, regjisorja dhe producentja kryesore po publikon për herë të parë detaje për jetën e saj, pavarësisht librave të shumtë që janë botuar ndër vite, për karrierën, lidhjet dhe martesat e saj.

“Unë quhem Barbra” i referohet karrierës së saj të pasur, jetës së saj personale si dhe kujtimeve të saj nga koncertet e saj të shitura në mbarë botën para miliona fansave në qindra performancat e saj live dhe turnetë e saj botërore./Liberale.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com