Dobia për një sport pa ndotje

Të gjithë dëshirojmë të bëjmë sport, të marrim pjesë në aktivitete lokale apo edhe evente me peshë.

E çdo vit gjatë ngjarjeve sportive, miliona tonë mbeturina gjenerohen në mbarë botën. Këtu përfshihen kontejnerët e ushqimit dhe pijet e hedhura, qeset plastike dhe lloje të tjera të paketimeve.

E kjo mund të ketë një ndikim të rëndësishëm në mjedis, duke përfshirë ndotjen e ujit, ajrit apo edhe shkatërrimin e habitatit.
Ne bëjmë sport, por nga mbeturinat vuajnë gjallesat e egra.

Parqe, plazhe apo rezerva natyrore, mund të duhen muaj apo vite që mbeturinat të shpërbëhen.

Ndotja mjedisore ndodh për shkak të mungesës së menaxhimit të ndotjes apo faciliteteve ricikluese, apo edhe vetëdijësimit të pjesëmarrëseve në këto evente.

Nëse në garat sportive ka një menaxhimit të mbetjeve efektive, atëherë ndotja do të reduktorhet me 90%.

Së fundmi janë shtuar hapat për të adresuar çështjen e ndotjes, nëpërmejt nismave si planifikimi i eventeve të qëndrueshme nga ana mjedisore, politika të ndotjes zero, si edhe rritja e vetëdijes mes pjesëmarrësve.

Këtë gjë është përpjekur të bëjë edhe projekti “Sport without waste”.

Misioni është që të katalizojë një lëvizje që frymëzon ngjarjet sportive pa mbeturina, e promovon praktika të qëndrueshme gjatë kohës së lirë dhe sektorëve të ndryshmë sportive.

Ideja ëhstë që eventet sportive të shdnërrohen në miqësore ekologjikisht, ndërkohë që të rritet ndjeënja e ëprgejgjësisë te të gjith aktorët.

Nëpërmjet bashkëpunimit dhe koordinimit, synimi është që të krijojhet një e ardhme më e ndritshme dhe më e qëndrueshme për ngjarjet sportive dhe në fund për planetin.

Rëndësi ka që ky formim të merret që në bankat e shkollës, në mënyrë që sportistët e ardhshëm të jenë të ndërgjegjshëm për impaktin që ndotja ka në natyrë, e dobia që vjen nëse ata zbatojnë këshillat për një sport pa ndotje.

Ashtu si edhe trajnimi i 400 edukatorëve për një sport pa ndotje, për të ndihmuar kështu që fëmijët të brumosen me idenë e një sporti të pastër, pa mbeturina, që do të sjellë edhe një të ardhme të shëndetshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com