Djali kreu masakër, prindërit akuzohen për vrasje

Për herë të parë në Amerikë, prindërit e një 16-vjeçarit që kreu masakër në një shkollë janë akuzuar dhe pritet të dënohen për vrasje. Një gjykatë në Michigan i cilësoi fajtor babanë dhe nënën e një adoleshenti që vrau katër shokë të klasës në një shkollë të mesme ne Detroit.

Prokurorët argumentuan se James Crumbley, 47 vjeç dhe gruaja e tij Jennifer janë përgjegjës për krimin pasi shpërfillën paralajmërimet se djali i tyre kishte probleme të shëndetit mendor dhe nuk e kuruan atë. Ndërsa situata është edhe më renduese për prindërit pasi ata i blenë një armë gjysmë automatike djalit të tyre.

Ethan 16 vjeç, vrau shokët e klasës Tate Myre, Hana St Juliana Madisyn Baldëin, dhe Justin Shilling. Shtatë persona u plagosën gjithashtu nga të shtënat. Aktualisht ai po vuan dënimin me burgim të përjetshëm.

Prindërit të cilët humbën fëmijët e tyre u shprehën se ky vendim është vetëm hapi i parë për të trajtuar dhunën në SHBA, teksa vrasjet në shkolla dhe institucione të tjera vijojnë të rriten. Prokurorja Karen McDonald, tha se vendimi nuk i kthen fëmijët e tyre, por shënon një moment përgjegjësie te familjes mbi kujdesin ndaj fëmijëve.

Nëna e adoleshentit ka fajësuar bashkëshortin e saj për ngjarjen në sallën e gjyqit. Ndërsa shkolla kishte paralajmëruar prindërit për djalin e tyre pas një vizatimi me përmbajtje shqetësuese që djali kishte bërë në shkollë.

Më 9 Prill dy prindërit e 16-vjeçarit pritet të njihen me dënimin për vrasje nga pakujdesia, masë dënimi që shkon deri në 15 vite burg. Ky vendim sipas ekspertëve duhet të shërbejë si një thirrje zgjimi për prindërit.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *