“Ditën zihen, natën puthen”, Alibeaj për paktin PS-Rithemelimi: Sakrifikuan votën e diasporës

“Një betejë e tillë nuk mund të jetë veçse e rreme. Kjo duket nga faktet publike…Një betejë do të ishte e suksesshme nëse do të kishe arritur diçka në interes të publikut.”

Sipas Alibeajt, pas marrëveshjes mes PS-së dhe grupimit të Rithemelimit qëndron synimi për të ruajtur ndryshimet kushtetuese të vitit 2008, por edhe dëshira për të penguar punën e Reformës në Drejtësi.

“Sot, ajo që kërkohet nga publiku shqiptar, është lënia pas e të shkuarës 33-vjeçare. Po ndodh një ringjallje e kësaj simptome të vjetër. Bajlozët e vjetër të politikës, bëjnë sikur zihen. Në realitet, shahen ditën dhe puthen natën.”

Teksa akuzoi kolegët demokratë se me këtë marrëveshje, po i dhurojnë kryeministrit Edi Rama mandatin e katërt, Alibeaj theksoi se nga PS deri më tani, pala e tij, nuk “ka marrë asnjëherë ndonjë ofertë për pazare,” nga shumica socialiste.

Po a ekziston mundësia që deputetët e mbetur në grupimin e Bashës të bashkohen me Rithemelimin?

“Po të shkojmë te Berisha, bëhemi pis,” deklaroi Alibeaj, i cili shtoi se demokratët mund të bashkohen, por vetëm rreth vlerave të përbashkëta.

Dhe, mesa duket, PD-ja zyrtare nuk do të jetë pjesë e komisioneve hetimore që do të krijohen pas marrëveshjes, PS-Rithemelimi.

/f.s

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *